INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta president? Rama: Është kandidati ideal

Meta president? Rama: Është kandidati ideal

Publikuar më: 20:51 27-04-2017

Kryeministri Edi Rama ka thyer më në fund heshtjen për kandidimin e Ilir Metës si President i Republikës. Rama ka folur me tone tepër vlerësuese për aleatin e tij në bashkëqeverisje.

Rama tha se Meta është zgjidhja ideale për President të vendit, edhe për PD-në. Sipas tij, Meta është i prerë për të qenë për të gjithë dhe me asnjë.

Intervista 

Sokol Balla: Do të doja ta nisja me Maqedoninë, keni një koment për zhvillimet atje?

Edi Rama: Ka qenë një ditë e ngjeshur që ka nisur me një lajm të gëzueshëm, lirimin e Ramushit dhe është mbyllur me një lajm shumë të hidhur, përshkallëzimin e dhunshëm për një bllokim të pakuptueshëm të situatës në Maqedoni. Ajo që dua të them me shumë sinqeritet dhe këmbëngulje është që shqiptarët në Maqedoni të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, të jenë shembull sesi ne të gjithë së bashku nuk duam fundin e maqedonisë por duam stabilitetin dhe demokratizimin e metëjshëm. Është një moment ku realisht duhet shumë qetësi.

Sokol Balla: Tirana zyrtare a ndjen përgjegjësi për këtë situatë, pasi u akuzua si hartuese e platformës shqiptare?

Edi Rama: Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shënjestër dhe duke përdorur të ashtuquajturën platformë të Tiranës si sebepe. E vërteta është që VMRO dhe Gruevski e kanë pranuar në bashkëbisedimin që kanë pasur me Ali Ahmetin, gjithçka që ka të bëjë me atë që më pas u mallkua si platforma e Tiranës. Arsyeja pse nuk funksionoi marrëveshja ata e dinë shumë mirë. Është një situatë që shpresoj të jetë e përkohshme dhe edhe njëherë dua të nënvizoj është që lidershipi politik i shqiptarëve dhe shqiptarët të mos bien në kurthin e provokimeve. Uroj që një orë e më parë, forcat e rendit dhe të sigurisë të bëjnë detyrën dhe të mbrojnë njerëzit, të mbrojnë të gjithë dhe të mos lejojnë që dhuna të kthehet në një mjet të justifikueshëm.

Sokol Balla: Mediat kanë njoftuar për aktivitete kundër Shqipërisë me origjinë nga Shkupi dhe Athina, shqetësim?

Edi Rama: Unë e kam thënë dhe nuk është sekret. Shqipëria nuk ka vetëm miq dhe partnerë të çmuar, ka edhe forca, shtete që nuk është se ja duan fort të mirën dhe që mund të përfitojnë nëse ju krijohet hapësirë për të nxitur tundimet e brendshme destabilizuese. Por dua që të gjithë ta kenë të qartë se Shqipëria nuk kthehet më 20 vjet pas dhe se nuk ka shans asnjë forcë brenda apo jashtë Shqipërisë që të destabilizojë vendin dhe të bllokojë shqiptarët që të Vazhdojnë rrugën e nisur dhe ta pengojnë Shqipërinë në rrugën e nisur.

Sokol Balla: Ju shtuat zërat kundër me intervistën tuaj dhënë për “Politico”, ju kritikoi edhe Vuçiç.

Edi Rama: Aleksandër Vuçiç di të lexojë shumë mirë dhe intervista ime ka qenë shumë e qartë dhe lehtësisht e kuptueshme për të gjithë ata që nuk duan të shfrytëzojnë për ta kthyer në një arsye për t’i fryrë zjarrit të ndasive. Unë nuk kam thënë që e dëshiroj, por kam thënë që do të ishte tërësisht e padëshirueshme që për shkak të bllokimit të proceseve integruese të rriteshin forca nacionaliste dhe të kërkonin rrugë të tjerë. Nga kjo kam përjashtuar veten dhe PS si dhe forcat aktuale në skenën shqiptare si forca që kërkojnë një rrugë tjetër. Secili i lexon gjërat sipas mënyrës së tij.

Sokol Balla: Komisioneri Hahn ju dha notën katër politikanëve shqiptarë këtu dhe në Kosovë për këtë. Ju personalisht e shihni bashkimin me Kosovën si një opsion?

Edi Rama: E shoh si të pashmangshëm, por në rrugën e bashkimit me Europën. Nuk kërkojmë që të bëjmë të mëdha gjëra më të vogla. Nuk jemi këtu me këtë mision. Misioni është që ta bëjmë Shqipërinë dhe Kosovën pjesë të familjes europiane. Ky është shqetësimi ynë, që BE të ketë një qasje strategjike.

Sokol Balla: Karl Bildt tha fjalë për fjalë se Shqipëria është në prag shkrirjeje politike dhe rrezikohet nga kaosi…

Edi Rama: Unë mendoj që përgjigjja ime për Karl Bildt është që unë besoj që Shqipëria do të jetë më e fortë dhe jo më e dobët çdo ditë dhe çdo vit. Kjo lidhet me faktin se vetë shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre europiane dhe të stabilitetit.

Sokol Balla: Si mund të flitet për stabilitet kur opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?

Edi Rama: Në vend po bëhen reforma që duhet të ishin bërë vite më parë dhe sot i paguajmë një çmim një reforme që nuk u bë kurrë dhe ne e ndërmorëm me guxim, që u mbështet dhe mbështetet nga miqtë tanë dhe që është një detyrim themelor nëse duam të bëhemi një vend në Europë. Ky është çmimi i reformës në drejtësi. Në këtë rast nuk jemi në kushtet e një revolte popullore, jemi në kushtet e revoltës së një elite politike dhe gjyqësore që ndjehet tmerrësisht e kërcënuar dhe të lidhur po përpiqen në një luftë për mbijetesë. Kjo nuk është ajo që thuhet. Sot Partia Demokratike është marrë peng nga drejtuesit e saj dhe ka një problem shumë të madh me reformën në drejtësi.

Sokol Balla: Pse nuk dorëzuat postin e Kryeministri me votimin e Vettingut?

Edi Rama: Nëse do të ishte një karrige që do e kisha marrë nga shtëpia do ta kisha falur atë karrige dhe më shumë se aq. Por këtu bëhet fjalë për përgjegjësi ndaj atyre që më dhanë mua mundësinë që të jem kryeministër i këtij vendi. Çfarë do të mendonin ata nëse unë do të thosha hajde se po iki? Sigurisht që është anomali dhe dramatike të shohësh një parti që të kthehet në një alternativë frike nga drejtësia, por kjo nuk është lojë…

Article Logic
Execution time: 0.0043110847473145