INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta President? Reagon Basha: Ditë e dëshpëruar për Ramën, si u përpoq ta fuste në burg

Meta President? Reagon Basha: Ditë e dëshpëruar për Ramën, si u përpoq ta fuste në burg

Publikuar më: 18:20 27-04-2017

Nga çadra e protestës, Lulzim Basha komentoi lajmin se Ilir Meta pritet të propozohet si kandidat për President të Republikës.

Sipas tij, pavarësisht se Rama e sulmoi gjatë këtyre viteve, pasi donte ta fuste në burg, e shpalli sot kandidat për president.

“Njeriun që u përpoq ta fuste në burg, rivalin politik për të cilin ngriti dosjes konspiracioni, me gangster, u detyrua ta shpallë president të rilindjes së korruptuar. Kjo është një ditë e dëshpëruar për Ramën”, tha Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij të radhës para mbështetësve të PD në çadër, u shpreh se Edi Rama dëshmoi sot më shumë se kurrë dëshpërimin e tij para të rinjve të Kavajës, të cilët sipas Bashës i kishte marrë me zor për të mbushur sheshin.

Sipas Bashës, Rama është kthyer në shëmbëlltyrën më të shëmtuar të satrapëve në orët e fundit të diktaturës komuniste.

“Sot është një ditë kur leximi i dëshpërimit të Edi Ramës është i qartë. Sot Edi rama është rikthyer me fjalë, akte dhe gjeste aty ku Shqipëria ishte 27 vite me parë, është kthyer në shëmbëlltyrën më të shëmtuar të satrapëve në orët e fundit të diktaturës komuniste. Sot është një ditë e dëshpëruar për Ramën, që e provoi këtë para çdo qytetari të Kavajës e në veçantë gjimnazistëve, mësuesve para çdo shqiptari dhe botës, sepse i mbërthyer nga paniku i braktisjes totale që kavajasit i kanë bërë atij si kreu i kupolës së krimit, urdhëroi si askush në 27 vite mobilizim masiv me forcë të gjimnazistëve dhe qytetarëve që mund të shantazhohen nga pushteti i tij i inkriminuar. Nxinte sot Kavaja, por më shumë nxinte Edi Rama që preku sot në Kavajë fundit e turpshëm të ekzistencës së tij”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885