INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta pret persona nga komuniteti rom – I kërkojnë lehtësira për arsimim dhe punësim!

Meta pret persona nga komuniteti rom – I kërkojnë lehtësira për arsimim dhe punësim!

Publikuar më: 11:56 06-04-2016

Kryesia e Kuvendit në prag të ditës ndërkombëtare të romëve hapi dyert për të pritur një grup nga komuniteti rom. Ata në një takim me Kreun e kuvendit, Meta folën për problematika me të cilat përballen çdo ditë. Përfaqësuesit e komunitetit rom thanë se vetëm 30 studentë romë ndjekin studimet universitare dhe 6 prej këtyre ndjekin ato master, ndërsa në administratën shtetërore ka vetëm 2 të punësuar. Ata i kërkuan Metës që të ndërmerren politika të reja në ndihmë këtij komuniteti.

Edhe Meta ishte i qartë për këto probleme dhe pohoi se niveli i arsimimimit është problem i të sotmes, por edhe i së ardhmes dhe mosarsimimi i këtij komuniteti do të sjellë edhe mënjanimin e tyre nga tregu i punës.
 

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088