INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta provokon dhe u jep këshill jo të zakontë qytetarëve, “Merreni Ramën me …”

Meta provokon dhe u jep këshill jo të zakontë qytetarëve, “Merreni Ramën me …”

Publikuar më: 10:29 28-06-2019

Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim jo të zakontë në Facebook-un e tij. Ndryshe nga reagimet e shkuara kur Meta tregon se ka zbatuar Kushtetutën, këtë radhë ai i është drejtuar qytetarëve me një këshill për Edi Ramën, që është duke vijuar fushatën.

“Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019. Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese. Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019. Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak”, shkruan Meta.
Më pas, Presidenti u kërkon qytetarëve që të mos konfrontohen. “Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë tonë. Mos u nervozoni nga provokimet që do t’ju bëhen për t’ju çuar drejt dhunës”, shkruan ai, ndërsa më pas thotë se votimet në 30 qershor janë socialiste, “Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë”.
Për çtensionim, Meta ka publikuar një video të një dite votimi në kohën e Enver Hoxhës.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941