Presidenti Ilir Meta në një konferencë të veçantë për shtyp njoftoi gjithë publikun për dekretin e ri të datës së re të zgjedhjeve.
Meta u shpreh se zgjedhjet vendore do të mbahen më 13 tetor 2019.
Menjëherë pas deklaratës së Metës, reagon kryeministri Edi Rama me një postim në Twitter.
Rama u shpreh se kjo është çmenduria e dytë e Presidentit dhe se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor.
"A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni! Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM. 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh,"-shkroi Rama.