INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta:

Meta: "Qeveri besimi"? Po, me Ramën Kryeministër

Publikuar më: 20:53 06-04-2017

Qeveri besimi nuk nënkupton largimin e Edi Ramës. Kështu deklaron aleati kryesor në qeveti, Ilir Meta. Megjithatë   Meta është kritik me Kryeministrin Rama. Kritikat e tij përqëndrohen në  sjelljen e Kryeministrit Rama ndaj opozitës.

"Qeveri besimi dhe me kryeministër Ramën. retorika e kryemjnistrit nuk ka qënë ndihmuese për dialog e mirëkuptim. dicka qe nuk sjell asnjë pikë takini por tgjesht vret kohën dhe con  drejt një përplasje", tha Meta.

Por a duhet që të shtyhen zgjedhjet? Ilir Meta thotë se përtej faktit të datës së zgjedhjeve,  e rëndësishme për vendin është pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje si dhe garantimi i standarteve më të larta.

"Unë mendoj se duhen bërë të gjitha përpjekjet qe zgjedhjet të bëhen në 18 qershor. Më e rëndësishme është që zgjedhjet të bëhen me opozitën dhe me standartet më të larta. Ti japim fund krizës 27 vjeçare”, u shpreh Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998