INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta reagon ashpër ndaj PD-së: Politikanët e çadrave, e nisën nga çadra e lirisë dhe e mbyllin tek çadra e oligarkisë

Meta reagon ashpër ndaj PD-së: Politikanët e çadrave, e nisën nga çadra e lirisë dhe e mbyllin tek çadra e oligarkisë

Publikuar më: 18:34 03-06-2017

Ish kreu i LSI-së, Ilir Meta ka akuzuar Partinë Demokratike nga Lushnja duke thënë se e nisën tek çadra e lirisë dhe e mbyllën tek çadra e oligarkisë.

Presidenti i zgjedhur tha se LSI do të jetë forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë që u çmendën nga politikanët e çadrave. Meta pati edhe një mesazh për gratë lista, duke iu referuar përjashtimit të Jozefina Topallit nga lista e kandidatëve për deputetë.

“LSI forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë që u çmendën nga politikanët e çadrave, që e nisin tek çadra e lirisë dhe e mbyllin tek çadra e oligarkisë. LSI forcë e parë për vajzat e djemtë tuaj këtu në Lushnjë dhe në gjithë Shqipërinë që të kenë një të ardhme të sigurt. Kjo e ardhme e sigurt kërkon LSI-në forcë të parë që ul taksa dhe hap vende pune. Një drejtim të ri, me vizion të mençur”, tha Meta.

Ai tha se ‘sfida jonë është që deri në 25 qershor të çojmë kudo mesazhin e LSI-së për taksat mbi të ardhurat, për taksat mbi biznesin, për taksat mbi bujqësinë për gjithçka që ndihmon rritjen e të ardhurave tuaja, që ndihmon mbijetesën dhe zhvillimin e biznesit, që hap vende të reja pune, që ndihmon rritjen e turizmit që është thuajse i pazhvilluar në qarkun e Fierit’.

“Ne jemi krenarë që kemi në krye të listës së Fierit, kryeministrin e ardhshëm Petrit Vasilin, i cili e njeh shumë mirë këtë qark dhe që do bëjë që qarku i Fierit të jetë qendra e zhvillimit ekonomik sepse i ka të gjitha resurset dhe se Fieri dhe Lushnja ka gra të shkëlqyera e punëtore.

LSI në 25 qershor do të votohet jo vetëm nga të gjithë ata që janë sot me të, por edhe nga të gjithë ata që e shohin këtë forcë si shtyllën kryesore të zhvillimit të stabilitetit dhe demokracisë në Shqipëri. LSI ka një mesazh gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues. LSI nuk i largon gratë e shquara nga lista natën dhe në errësirë. Jo, ne i vlerësojmë dhe i çmojmë dhe ne i besojmë ato që të drejtojnë listat tona”, deklaroi Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594