Presidenti i vendit, Ilir Meta ka udhëtuar sërish brenda pak javësh tek arbëreshët në Itali. Ai ka takuar komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino, e mes tyre veçoi Joe DioGuardin ish-kongresmen.
'I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino. Ky komunitet nxori disa figura të shquara ku do veçoja Joe DioGuardin ish-kongresmenin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti', shkruan Presidenti në Facebook.
Pritja entuziaste e kreut të shtetit nga arbëresëht nuk lë shumë vend për komente.