INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: “Rilindja” ësht sëmundja më e madhe që ka njohur kjo tokë, Berisha ishte bashkëpunëtori më serioz

Meta: “Rilindja” ësht sëmundja më e madhe që ka njohur kjo tokë, Berisha ishte bashkëpunëtori më serioz

Publikuar më: 20:21 15-06-2017

Në mitingun masiv në Tiranë, Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta, ka thënë se forca e tij politike do të marrë do të marrë rreth 20 mandate në Tiranë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai tha se në 25 qershor të gjithë duhet të shkelmojnë oligarkinë që ka zaptuar vendin.

Ai sulmoi sërish sërish Ramën dhe Rilindjen e cilësoi një sëmundje dhe katastrofë për vendin.

Meta akuzoi edhe kreun e PD-së Basha, duke nënvizuar se Berisha “i mirë i keq, ka qenë lideri më me karakter i demokratëve”.

“Aq mandate sa mori LSI në 2013-ën në rang vendi, do të marrë vetëm në Tiranë pas 25 qershorit. Sondazhet e rilindjes janë si palmat që u thanë. Në Afrikë ka një sëmundje që ka rënë prej kohësh, Ebola, por ne çfarë kemi që largohen të rinjjë e të rejat nga vendi? E kemi dhe ne një sëmundje shfarosëse të vlerave kombëtare, demokratike e ekonomike, ajo quhet rilindje, është sëmundja më e madhe që ka njohur kjo tokë për mijëra e mijëra vjet”.

Meta pati një mesazh edhe për kryetarin e Partisë Demokratike, Basha: “Nuk i gënjen dot ti demokratët, duke thënë se LSI i fiton votat me vende pune. Ti Luli i ke humbur votat e PD për shkak se ke humbur vendet e punës. Por po të them se Berisha, i mirë i keq qoftë, ka qenë dhe është lideri më me karakter i demokratëve. Koalicioni me PD-në ka përmbushur shumë objektiva dhe arritje”.

Meta akuzoi sërish Partinë Socialiste që e mbushi vendin me drogë. Ai shtoi se programi i LSI ka prioritet punësimin dhe mirëqenien e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539