INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta “shpërthen” ndaj Ramës e Bashës: LSI forcë e parë, shqiptarët janë lodhur nga karagjozët

Meta “shpërthen” ndaj Ramës e Bashës: LSI forcë e parë, shqiptarët janë lodhur nga karagjozët

Publikuar më: 18:58 06-06-2017

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe presidenti i zgjedhur, Ilir Meta në fjalën e tij para mbështetësve të LSI në Shkodër shprehu edhe një herë bindjes se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit pasi sipas tij shqiptarët janë njohur nga politika e vjetër dhe politikanët karagjozë.

“Nuk ka më kohë Shkodra e Shqipëria për të humbur me këta karagjozë. Shqiptarët janë lodhur nga Tomi e Xherri. Vota në 25 qershor do të jetë për rininë dhe kundër oligarkisë. Shkodra ndihet e tradhtuar nga politika e vjetër. Politika e pabesë bën lista në fshehtësi, gjatë natës. Qeveria e shëmtuar tallet me dinjitetin e qytetarëve. LSI do të jetë forcë e parë për rininë e kundër oligarkëve. Vota për LSI është mision i çdo shkodrani që e do demokracinë”, tha Meta.

Ndërsa kreu i LSI-së, Petrit Vasili tha: “Sot në Shkodër vendosim se do jemi forcë e parë. Drejtim i ri do të thotë më pak taksa e më shumë punësim. Forcë e parë do të thotë drejtim i ri për vendin. Një drejtim që e çon Shqipërinë në mirëqenie dhe e largon nga varfëria. Me LSI në krye u themi të gjithë rilindjeve të PS dhe PD, bëni tutje, pasi drejtimin do ta marrim ne”, tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113