INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Ska reformë pa konsensus, falenderoj Bashën

Meta: Ska reformë pa konsensus, falenderoj Bashën

Publikuar më: 11:57 19-07-2016

Nuk ka reformë pa konsensus. Kështu deklaroi Kryeparlamentari Ilir Meta në një pronopncim për mediat, menjëherë pas takimit që zhvilloi me kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Ilir Meta:
Mos të mendojnë as plan “B” as “C” e as “D”, pasi reforma në drejtësi duhet të miratohet me konsensus dhe sipas Venecias sikurse ka thënë Hann sot. Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falenderoj Bashën dhe Ramën, pavarësisht retorikave pas takimeve. Besoj se janë shumë të angazhuar për miratimin e saj me konsensus. Ditën e enjte në orën 10 Kuvendi do të filloje me këtë çështje madhore. Siguroj Washingtonin zyrtar dhe Brukselin zyrtar se pavarësisht retorikave mediatike Republika e Shqipërisë do të hedh një hap të vertetë madhor dhe historik për dekadat që vijnë në luftën kundër korrupsionit vetëm përmes konsensusi dhe sipas Venecias. Nuk mund të luftohet korrupsioni as me korrupsion e aq me keq me krim të organizuar. Do të miratojmë këtë reformë siç i takon një vendi që dëshiron të bëhet anëtar të BE”.
Ilir Meta është i bindur se edhe dy çështjet e mbetura pezull do të zgjidhen deri më datë 21 Korrik. Por ajo që nuk mund të tolerohet për Ilir Metën është miratimi i ndryshimeve kushtetuese me vota të dyshuara.
Ilir Meta:
“Padyshim që do të zgjidhen dhe 2 çështje të mbetura pezull sipas Venecias dhe askush të mos të shpresojë të minojë konsensusin që të miratojë një Kushtetutë me vota të dyshuara. Jam i gatshëm të shkoi me Bashën në Bruksel dhe ai më ka premtuar se votat e PD do shkojnë për këtë reformë sipas Venecias. Ajo që pengon është retorika helmuese publike. Ju bëj thirrje dhe një herë të gjithë aktorëve vendas dhe atyrë ndërkombëtarë që të përqëndrohen tek propozimi i Venecias”.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715