Në lidhje me zërat që qarkullojnë për një kandidim të mundshëm për Presdient të Republikës, Ilir Meta sqaroi shumë shkurt: “Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. E vetmja garë ku unë marr pjësë është ajo e kryetarit të LSI dhe kam kënaqësinë që këtë garë e konsideroj si një sfidë për përmirësimin e mëtejshëm të LSI ta nis nga Korca dhe Pogradeci”. Ndërsa foli edhe në lidhje me miratimin e ligeve për reformën në drejtësi: “Kurrë mos mendoni se do të lodhem së kërkuari konsensus. Besoj se puna e komisionit ka qenë konstruktive dhe besoj se është e mundur që të punojmë në mënyrë konstruktive dhe në respekt të konsensusit të 22 korrikut”
Ndërsa në lidhje me rrëzimin e avionit në Ishëm, Meta tha :”Këtu jemi për çështjen e mollëve. Unë e kam një përgjigje shumë të qartë që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia, turizmi dhe jo kanabisi, prandaj për këtë cështje politika duhet të marrë një vendim dhe jo ti shmanget, por edhe partnerët ndërkombëtarë që janë të interesuar për të ardhmen e Shqipërisë. Është e rëndësishme që të vendoset sesi do të sillemi në të ardhmen në këtë fenomen”