Kësaj radhe, ish- kreu i LSI Ilir Meta ka bërë bërë akuza ndaj PS-së së Beratit, sipas të cilit po drejtohet nga një kumarxhi, duke iu referuar këtu Blendi Klosit.
Ai shtoi se Klosi, i cili është në krye listës së PS për deputet, rri me kriminelë dhe përdorë policinë e Beratit.
Sipas Metës, PS po kërcënon policët në këto zgjedhje se nëse nuk votojnë për PS, do të pushohen nga puna.
“Kush i hoqi ato gra për të çuar në parlament njerëz me probleme që i hapën Shqipërisë një njollë të zezë. Nuk i hoqi LSI-ja. Ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin më të gabuar, Beratin për të hapur luftë në LSI, me inskenime dhe shpifje nga më të papranueshmet. Ka 2-3 muaj që në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi që rri me kriminelë dhe përdor policinë e Beratit të lidhur me kanabisin”, u shpreh Meta.