INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta sulmon Ramën: Kur t’i dalë dopingu do të kërkojë falje!

Meta sulmon Ramën: Kur t’i dalë dopingu do të kërkojë falje!

Publikuar më: 19:17 07-06-2017

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta, ka vijuar me akuza të ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Nga qyteti i Beratit, ku LSI po zhvillon një takim elektoral, Meta tha se s’ka pasur gjunjë as Berisha për të nënshtruar popullin e Beratit dhe jo më të kenë këto që nuk mbajnë dot ekuilibrin.

“Nuk ka pasur gjunjë as Berisha për të nënshtruar popullin e Beratit, dhe jo më te ken gjunjë këto që nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre”, tha Meta.

 “Kë grua socialiste ka hequr LSI këtu në Berat, Arta Daden apo Valentina Leskaj, apo shumë e shumë gra me kontribute të çmuara për t’i zëvendësuar me biznesmenë? Nuk i heq LSI-ja gratë socialiste por ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin më të gabuar, Beratin për të hapur luftë me LSI-në me shpifje nga më të shëmtuara dhe më të papranueshmet. Berati e di shumë mirë se ka pasur një harmoni të shkëlqyer gjatë këtyre viteve mes PS- LSI por prej tre muajsh në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi dhe ju bën presion njerëzve që të mos shkojnë me LSI-në. E di Berati dhe ndaj do votoj për LSI-në sepse kjo është partia e socialistëve dhe jo oligarkëve”, tha Meta.

“Nuk ka patur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta që nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin. Kur njeriu pi doping kujton se është i fortë, por kur t’i dalë dopingu do i kërkojë falje Petrit Vasilit. LSI e ka fuqinë tek rinia e Beratit dhe gjithë Shqipërisë. Rinia e ka vendosur forcë të parë”, theksoi Meta. 

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215