Të premten, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ftoi zyrtarisht liderin e opozitës Bashën për të diskutuar për në përpjekje për të arritur një kompromis në lidhje me Reformën në Drejtësi. Nuk e dimë nëse Meta ishte në dijeni se pikërisht ditën e sotme me 12 qershor, Basha feston 42 vjetorin e lindjes, por ajo çka vërejmë është se kreu i LSI-së i mendon mirë detajet. Nëse Basha ka shkuar në takim i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, Meta ka shkuar në hotel Rogner, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Sokol Dervishaj, dhe me plot 42 trëndafila blu të cilat i ka vendosur në bagazhin e makinës së Lulzim Bashës si një surprizë për të.