INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Ta votojmë “Vetting-un”, jemi shumë vonë

Meta: Ta votojmë “Vetting-un”, jemi shumë vonë

Publikuar më: 18:04 30-08-2016

Kreu Kuvendit, Ilir Meta, ka vendosur të flasë në vend të Petrit Vasilit në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e ligjit të Vettingut.

Meta tha se qëndrimi i opozitës nuk është bindës, ndërsa shprehu besimin se opozita mund ta votojë në parim paketën ligjore të Vettingut, pse jo edhe nen për nen.

Fjala e Ilir Metës në Kuvend:

Nuk kisha ndërmend të flisja por vendosa t’i kërkoj leje zotit Vasili dhe të flas në emër të Grupit Parlamentar të LSI.

Meqënëse Berisha më pyeti disa herë “pse ky ngut”, unë dua t’ju kujtoj që jemi shumë vonë. Sepse jo vetëm ky ligj por edhe dy ligjet e tjera duhet të ishin miratuar. Më vjen keq që kjo kohë nuk u shfrytëzua me efektivitetin e duhur por e kemi një afat dhe duhet ta respektojmë. Kur nuk arrit një konsensus për kaq kohë, nuk mund të arrihej për disa orë.

Ka një dallim themelor për Kushtetutën dhe për ligjet e Kushtetutës. U kam ftuar për konsensusin e kushtetutës sepse ishte detyra ime si kryeparlamentar dhe arsyeja ka qenë jo vetëm sepse besoj që konsensusi për reformën kushtetuese është i dobishëm por aq më tepër për faktin që kemi patur 85 vota. Ndaj mendoj që duhet të jemi shumë të kënaqur që në mesnatën e 21 dhe 22 korrikut, më duket e vështirë që të punojmë sot që të arrijmë një konsensus në mesnatën e 30 dhe 31 gushtit.

Nuk shoh asgjë që mund të pengojë votimin e opozitës në parim por pse jo edhe nen për nen. Opozita ka ngritur pretendimin se nuk duhet të merren në konsideratë të dhënat e ILKDP-së sepse mund të përdoren politikisht, por nuk duhet të harrojmë që opozita e kompromentoi imazhin e këtij institucioni duke propozuar një figurë politike.

Dëshiroj të veprojmë në mënyrë sa më të përgjegjshme dhe demokratike duke mos paragjykuar gjithçka. Kam konsideratë që të mos ngatërrojmë çështjet e tjera të politikës së ditës me këtë çështje të rëndësishme dhe afatgjatë. Të bëjmë të mundur që ky sistem të ndryshojë njëherë e përgjithmonë në të mirë të gjithë Shqiptarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0020401477813721