Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në presidencë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu.
Ky takim mes Metës dhe Lu vjen 3 ditë pas marrjes së postit të presidentit nga Ilir Meta.
Tema kryesore e këtij takimi mes tyre, besohet se është Reforma në drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja në Drejtësi. Por jashtë diskutimeve të tyre nuk kaNË ngelur as zhillimet e tjera në vend.
Mësohet se Lu në këtë takim është i shoqëruar nga zyrtarë të administratës së ambasadës, që janë të specializuar në sektorin e drejtësisë.