INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta takohet me ministrin e PD, Luan Rama: E pyete për drogën?

Meta takohet me ministrin e PD, Luan Rama: E pyete për drogën?

Publikuar më: 18:43 04-08-2017

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar në rrjetet sociale për takimin që presidenti Ilir Meta zhvilloi me ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj gjatë ditës së sotme, ku u diskutua për situatën e zjarreve në vend.

Por, në shkrimin e tij, Rama nuk përqendrohet tek zjarret, por sisjell edhe një herë në mendje listën me 124 kriminelët e drogës.

Postimi i plotë:

“Vëmendja tek zjarret, nuk duhet të na bëjë të “harrojmë” listën e kriminelëve të drogës!

Siç bëhet e ditur zyrtarisht, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm, gjatë të cilit, citoj njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Presidencës:

“… Kreu i Shtetit i Shtetit diskutoi me shqetësim dhe vëmendje maksimale mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të zjarreve në disa qarqe”.

Natyrisht, njoftimi është më i gjatë e më i detajuar, por thelbi është në çfarë citova më lart.

Shumë mirë deri këtu! Sepse zjarret po djegin Shqipërinë!

Dhe me gjithë përpjekjet e sforcuara dhe angazhimin e një morie institucionesh, edhe për shkak të një strukture inefiçente të mbrojtjes kundër zjarrit e të pa pajisur me e mjetet e nevojshme, zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdinë, sidomos në pyje, e të mbeten një rrezik i madh.

Mirëpo unë gjetiu e kam fjalën.

A u informua Presidenti i Republikës prej Ministrit të Brendshëm për atë “zjarrin” tjetër, për drogën që po e djeg Shqipërinë prej vitesh e që u rindez në kohën e Rilindjes në të gjithë teritorin e vendit?

A ju bë e njohur Presidentit të Republikës lista me 124 emrat e shpallur si kriminelët e drogës prej vetë Kryeministrit e më pas edhe prej Ministrit të Brendshëm?

Vëmendja tek zjarret që po djegin Shqipërinë, nuk duhet të na bëjë të harrojmë listën e kriminelëve të drogës!

E meqë po bëhet mbi një javë që Kryeministri deklaroi se e ka këtë listë, a ka ndërmarrë ndonjë veprim procedurial Prokuroria, qoftë edhe kryesisht, siç e lejon edhe Kodi i Procedurës Penale, pavarësisht faktit nëse e dërgon në Prokurori këtë listë Kryeministri apo jo?

Eshtë koha për luftë me forcën e ligjit ndaj çdo veprimtarie kriminale e sidomos, ndaj kultivimit e trafikimit të drogës!

Ndaj Presidenti i Republikës, nëse nuk është informuar zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm për “listën me 124 emrat e kriminelëve të drogës” dhe se çfarë po bëhet për t’i dërguar ata në duart e ligjit, duhet ta thërrasë sërish.

Duhet ta thërrasë e jo vetëm të informohet.

Duhet të thërrasë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe Drejtorin e SHISH, edhe Kryeministrin, sepse lufta kundër drogës duhet kthyer në një aksion kombëtar.

Kjo është një luftë që duhet fituar medoemos, për të shpëtuar Shqipërinë!”, shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543