INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta takon kongresmenët amerikanë. Diskutuan për sigurinë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit

Meta takon kongresmenët amerikanë. Diskutuan për sigurinë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit

Publikuar më: 16:45 01-08-2017

Kreu i Shtetit shqiptar zhvilloi një takim pune me delegacionin e Kongresmenëve amerikanë, anëtarë të Komisionit për Inteligjencën. Presidenti Meta dhe kongresmenët amerikanë të kryesuar nga Devin Nunes diskutuan dhe ndanë pikëpamje të njëjta mbi çështje të sigurisë rajonale dhe globale, duke pasur parasysh se Shqipëria, përveç se një anëtare dhe kontribuese e NATO-s, ka treguar e provuar se është edhe një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në koalicionin kundër terrorizmit dhe ekstremizmit ndërkombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0032331943511963