INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta takon kryetaren e Komunës së Preshevës

Meta takon kryetaren e Komunës së Preshevës

Publikuar më: 15:27 02-08-2017

Zgjidhja e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshëve mund të bëhet vetëm nëpërmjet përfshirjes së tyre në qeverisjen lokale dhe qendrore. Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta gjatë një takimi kortezie Kryetaren e Komunës së Preshevës, zonjën Ardita Sinani. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Presidencës, mësohet se kreu i shtetit vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.
Zonja Ardita Sinani, në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës i uroi Zotit Meta suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889