INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta takon Llallën, Dekriminalizimi,

Meta takon Llallën, Dekriminalizimi, "ngihet" struktura e posaçme

Publikuar më: 15:20 21-03-2016

Proçesi i “Dekriminalizimit” të posteve publike ka vënë në lëvizje Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kryeparlamentari Meta ka  ka nxjerrë urdhrin për caktimin strukturës së posaçme. Ndërkohë pranë kësaj strukture do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit, për subjektet të cilët janë pjesë e këtij ligji.

Për këtë qëllim Kryeparlamentari Meta ka zhvilluar një takim kokë më kokë Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit pranë Kuvendit, ku janë dhënë dhe detaje të këtij takimi.

Sipas njoftimit, në këtë takim, Kryeparlamentari Meta ka biseduar mbi vijimin e procesit të zbatimit të ligjit të “Dekriminalizimit”, dhe mbi përgjegjësitë që Kryeprokurori Llalla ka si organ përgjegjës për administrimin e vetëdeklarimeve.

Kryetari i Kuvendit i ka kërkuar të gjithë titullarët apo anëtarët e organeve  kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, që të ndërmarrin të  gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit për “dekriminalizimin”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551