INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta deklaratë bombë: Miratojmë reformën, qeveri ekspertësh

Meta deklaratë bombë: Miratojmë reformën, qeveri ekspertësh

Publikuar më: 11:53 17-07-2016

Meta: Reforma në Drejtësi ka rrezik të “asfiksohet”, edhe mua po më soset durimi si z.Lu
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht edhe  kryetar i LSI, ka ftuar kreun e mazhorancës Edi Rama, kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe dy ambasadorët e BE, Romana Vlahutin, dhe të SHBA, Donald Lu, që të gjejnë së bashku zgjidhjen për reformën në Drejtësi. Në një konferencë për shtyp, Meta ka propozuar që të mbyllen bashkë në ambientet e Kuvendit, derisa të gjejnë një zgjidhje për reformën. Ai ndër të tjera shton që  ose duhet që tre krerët e politikës shqiptare, Rama, Meta e Basha, dhe dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin, të gjejnë zgjidhje; ose sipas tij duhet të pestë të largohen nga politika dhe diplomacia.

“Është momenti i së vërtetës. Dhe kjo kërkon të bëjmë drejtësi, siç e meritojnë qytetarët shqiptare, dhe kjo le të bjerë mbi çdo politikan. Apo të vijojmë të bëjmë lojëra politike e elektorale. Sa i takon raporteve të mia me kryeministrin Rama, ju jeni njohur nga mediat që kemi patur një takim në Kryeministri para dy ditësh. Qëndrimi im ka qenë që përpara se të fillonte komisioni parlamentar. Ka qenë ky qëndrim drejtuar Bashës në takimin që kam zhvilluar me të për shkak të incidentit që ndodhi me kalendarin e Kuvendit, ku opozita akuzoi se qëllimisht ishin përfshirë ndryshimet kushtetuese, dhe u sqarua. Kam folur me të dy që ne të fillojmë një proces të pakontestueshëm. Raporti i tyre dihet në kuptimin e qëndrimeve, edhe raporti i ndërkombëtarëve për këto çështje. Raporti im është ky, ose të pestë ta zgjidhim, ose të pestë të ikim nga politika dhe diplomacia”, tha Meta.

Sipas kreut të Kuvendit, kjo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm “me mbylljen në një dhomë të Ramës e Bashës”, pasi sipas tij, akuzat e tyre, “janë përqendruar në faktin nëse kush do shkojë apo jo në burg nga reforma”.

“Duhet konsensus për ta shndërruar historinë e reformës kushtetuese për drejtësinë në një histori suksesi për të gjithë shqiptarët. Jo vetëm të atyre 91 % që e duan reformën, apo edhe atyre 9 % që kanë frikë nga reforma apo janë indiferentë ndaj saj. Kemi të bëjmë jo me ndryshme kushtetuese, por me ndryshime thelbësore të kushtetutës.

Nuk me ka pëlqyer aspak si ka filluar historia e reformës në drejtësi, dhe këtë ua kam bërë të ditur të gjithë aktorëve vendas e ndërkombëtarë. Dhe ja ku jemi, reforma që duhet të kalonte në pranvere, ka rrezik të asfiksohet nga stina e vapës që ka filluar. Përpjekjet për të shpikur fajtorë dhe për të mos gjetur konsensusin duhet të marrë fund, të paktën nga aktorët e përfshirë në këtë reformë vendas e të huaj, Rama, Basha, por edhe përfaqësuesit e nderuar që kanë mbështetur.

Kam kërkuar diskutime të nivelit të lartë politik, pas ardhjes së mendimeve dhe rekomandimeve nga Venecia, pasi gjithçka ka qenë mëse e qartë. Pavarësisht nga klima në të cilën është zhvilluar kjo reformën, ku për fat të keq nuk ka dominuar përqendrimin në çështjet themelore që do të ndryshohen në reformë, në vend të tyre kemi vënë re shkëmbime të vazhdueshme të akuzave se kush e ka vendin në burg sipas reformë së re të drejtësisë.

A thua se kjo reformë bëhet thjesht për të futur disa politikanë ën burg, në kohë që kjo reformë jo vetëm që nuk është pronë e politikës, pro reformim sistemin e drejtësisë dhe garanton drejtësinë për qytetarët.

Ashtu si zotit Lu është mua po më soset durimi. Por unë kam një propozim ndryshe. Në vend që Basha e Rama të mbyllen në një dhomë e o t’i gjejnë zgjedhje o jo këtë reformë. I ftoj të dy aktorët kryesore politikë ne vend, Ramën dhe Bashën, pse jo edhe dy ambasadorët e nderuar, Lu dhe Vlahutin, qe ne të mbyllemi këtu në Kuvendin t Shqipërisë, ku na ka sjellë sovrani, për t’i dhënë drejtësinë e munguar për të ardhmen. Por jo duke e filluar takimin se ti do shkosh në burg, sepse ne jemi politikanë, apo ndryshe. Pasi kështu ne shkatërrojmë konsensusin e frymën konstruktive dhe gjithëpërfshirëse që do të ketë kjo reformë”, u shpreh Meta. 

Meta tha se sheh rrezikun e dështimit real të kësaj reforme, pasi mazhoranca aktuale nuk i ka votat e nevojshme për miratimin e saj. Nga ana tjetër, sipas Metës miratimi i reformës pa konsensus apo pa përfshirjen e të gjithë palëve, do të shkaktonte destabilitet politik në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605