INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me forcat e ushtrisë dhe emergjencave

Meta thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me forcat e ushtrisë dhe emergjencave

Publikuar më: 15:40 01-12-2017

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një postim në rrjetin Facebook shprehu solidaritetin e tij për të gjitha familjet në vështirësi.
Ai i ftoi të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren. Kreu i Shtetit po ashtu ka falenderuar edhe mediat për bashkëpunimin me qytetarët.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.

Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051