INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta thumbon Ramën dhe Bashën: LSI qëndron qartë si faktori më i qëndrueshëm, më stabilizues në vend

Meta thumbon Ramën dhe Bashën: LSI qëndron qartë si faktori më i qëndrueshëm, më stabilizues në vend

Publikuar më: 09:45 23-04-2017

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar me të rinjtë e njësisë nr. 7 në Tiranë. Në fjalën e tij, Meta tha se Shqipëria evropiane nuk duhet të jetë një Shqipëri që braktiset.

Sipas tij, të gjithë duhet të kenë mundësi për një arsim më të mirë dhe për punë më të mirëpaguar.

“Shqipëria evropiane nuk duhet të jetë një Shqipëri që braktiset. Shqipëria evropiane duhet të ofrojë mundësi të reja. Për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të gjithë të kenë një shans për një arsim më të mirë e për punë më të mirëpaguara. LSI-ja qëndron qartë si faktori më i qëndrueshëm më stabilizues. LSI nuk vendos interesat e ngushta përpara interesit të vendit”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383