INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta “thumbon” Ramën: Jo deputetë kriminelë në Parlament

Meta “thumbon” Ramën: Jo deputetë kriminelë në Parlament

Publikuar më: 13:43 19-03-2017

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka thumbuar aleatin e tij qeverisës, Edi Rama. Gjatë një aktiviteti të LRI-së në Pezë, Meta tha se të rinjtë janë lodhur duke dëgjuar çdo ditë deputetë që dalin kriminelë nëpër Evropë.

Sipas tij, në Kuvend duhet të ketë më shumë të rinj dhe jo deputetë të dënuar për trafik e prostitucion.

“Organizoni sa më shumë festa të tilla. Ne jemi krenarë që në zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë, ne kishim kaq shumë kandidatë të rinj. Tani kemi zgjedhjet e 18 qershorit, duam një mbështetje nga gjimnazistët dhe të rinjtë e Tiranës, jo vetëm për LSI që ka mbrojtur të drejtat e maturantëve, studentëve, por duam sa më shumë mbështetje që sa më shumë të rinj dhe të reja të jenë në parlament. U lodhën shqiptarët duke dëgjuar se edhe ky deputet doli me rekorde kriminale se edhe ky deputet qenka marrë me trafik prostitucioni në Itali, apo Zvicër”, tha Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496