INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta tregon pse bëri koalicion me PD-në në 2009-ën dhe zbulon “sekretin” e Berishës

Meta tregon pse bëri koalicion me PD-në në 2009-ën dhe zbulon “sekretin” e Berishës

Publikuar më: 20:32 12-06-2017

Ish- kreu i LSI dhe njëherazi presidenti i zgjedhur Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të pa ekspozuar” të Yllit Rakipit.

Ai është pyetur për dy deklaratat e tij të cilave nuk u ka qëndruar “besnik” në zgjedhjet e kaluar, mos bërjen e koalicionit me Berishën dhe mos zgjedhjen si president pa miratimin e opozitës.

Ai ka sqaruar rrethanat dhe arsyet se përse nuk i ka ka qëndruar këtyre deklaratave.

“Koalicioni me Berishën ishte vepër e Edi Ramës”,- sqaroi Meta.

 “Të gjithë e kuptojnë që unë u detyrova të bëhem President për arsye të bojkotit të opozitës dhe të rrezikut që vendi mund të shkonte në zgjedhje automatikisht pa arritur të zgjidhte Presidentin, duke pasur opozitën në çadër dhe rrezikonte jo vetëm të kishim parlament jolegjitim dhe një qeveri jolegjitime, por edhe Presidenti i ardhshëm të zgjidhej nga një parlament i kontestuar dhe të ishte një institucion i kontestuar”,- tha Meta.

Ai gjithashtu nuk e fshehu simpatinë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe zbuloi një sekret nga ceremonia e betimit të tij si President, kur tha se do të merrte pjesë edhe Berisha.

“Mua më mjafton konfirmimi që ka bërë doktori se do të marrë pjesë në ceremoni, kështu që edhe këtu jemi në rregull”,- tha Meta.

Në cilën ceremoni do të marrë pjesë?

Do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri, kështu që e kemi konsensusin e opozitës.

Doktori do të jetë me republikën e vjetër quhet kjo se tani kemi një republikë tjetër.

Tani e vjetër, e re, të paktën është serioze.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582