Presidenti Ilir Meta ka uruar sot gazetarët dhe drejtuesit në vite të gaztës “Rilindja Demokratike” për 28-vjetorin e themelimit.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan: “Me rastin e 28-vjetorit të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”, i uroj stafit, të gjithë gazetarëve dhe drejtuesve të saj në vite, shumë suksese të mëtejshme. Gëzuar dhe jetë të gjatë RD!“.
Numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike” doli në 5 janar 1991.