INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta uron besimtarët: Pashkët janë simbol i luftës mbi të keqen

Meta uron besimtarët: Pashkët janë simbol i luftës mbi të keqen

Publikuar më: 13:15 28-04-2019

Presidenti Ilir Meta nga Katedralja “Ringjallja e Krishtit” ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë.

Presidenti është shprehur se Pashkët janë shpresë për një të ardhme më të mirë, janë simbol i luftës mbi të keqen.

''Me besimin në Zot dhe duke përqafuar gjithmonë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, por edhe kombëtare, me dashuri, harmoni të plotë, dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vëllazërim, secili prej nesh dhe shoqëria jonë në tërësi, mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane. Dita e Ringjalljes së Krishtit gjithashtu na kujton nevojën për të forcuar jo vetëm harmoninë tonë të shkëlqyer ndërfetare, por edhe solidaritetin me njerëzit në nevojë, të sëmurët, të pamundurit, fëmijët e të moshuarit, që kanë aq shumë nevojë për përkujdesje e dashuri të përhershme. Pashkët janë shpresë për një të ardhme më të mirë, janë simbol i luftës mbi të keqen'', u shpreh Presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041