INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta uron shqiptarët për Pavarësinë:  Kultura e vjetër e ndarjeve  28 apo 29, duhet t’i  takojë të kaluarës.

Meta uron shqiptarët për Pavarësinë: Kultura e vjetër e ndarjeve 28 apo 29, duhet t’i takojë të kaluarës.

Publikuar më: 19:03 28-11-2016

Në këtë datë të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët ka ardhur edhe urimi i Kryetariut të Kuvendit Ilir Meta . Ai ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë. Në një prononcim për median nga Shkodra, Meta tha se 28 Nëntori është një datë e rëndësishme në historinë tonë, por dhe kuptimplotë për të ardhmen evropiane.

“Për mua është një kënaqësi për t’ju uruar të gjithëve ju, gëzuar Festën e 28 Nëntorit! Festë mjaft e rëndësishme në historinë e vendit tonë, por edhe mjaft kuptimplotë për të ardhmen evropiane të vendit tonë, e cila mendoj se është edhe më e sigurt në këtë festë dhe shpresojmë që të ecim në këtë rrugë”, - u shpreh Kryetari i Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët se deri kur klasa politike shqiptare do të vazhdojë të festojë e ndarë 28 dhe 29 Nëntorin, Meta bëri apel që kjo kulturë e vjetër e ndarjeve duhet t’i i takojë të kaluarës.

“Mendoj se kultura e vjetër e ndarjeve dhe përjashtimeve duhet t’i takojë të kaluarës dhe 29 Nëntorin nuk e keni vendosur ne. Atë e kanë vendosur ata që çliruan Shqipërinë. Kështu që kjo është një ditë që i fton të gjithë për të nderuar ata që sakrifikuan për çlirimin e vendit”, - deklaroi Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nga Shkodra.

Article Logic
Execution time: 0.0041611194610596