INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta vazhdon takimet në Itali... Takon grupin parlamentar italian të miqësisë me Shqipërinë

Meta vazhdon takimet në Itali... Takon grupin parlamentar italian të miqësisë me Shqipërinë

Publikuar më: 08:49 13-09-2017

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, vazhdon takimet në Itali. Ai në vijim të vizitës së tij zyrtare u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar Italian të Miqësisë me Shqipërinë.

Senatori i Grupit Parlamentar Italian për Miqësinë më Shqipërinë theksoi rëndësinë që Grupet Parlamentare të Miqësisë duhet të kenë, sepse kjo nxit shumë faktorë pozitiv në shumë fusha të ndryshme si në atë të kulturës, artit dhe biznesit. Gjithashtu senatori theksoi se hartimi in një agjende të përbashkët është një hap shumë pozitiv dhe bashkëpunues për të dyja vendet.

Presidenti meta nuk harroi të tregohet i sjellshëm, ai e falënderoi shtetin italian për ndihmën që na kanë dhënë për procesin e integrimit europian. Meta vuri në fokus së një plan i përbashkët për shqiptarët e Italisë do ishte perfekt.

Gjithashtu Presidenti meta nuk harroi të përmendë kontributin që shqiptarët japin në ekonominë e vendit dhe theksoi se komuniteti arbëresh duhet të jetë një urë e fortë lidhëse për miqësinë e dy vendeve.

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674