INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Vendi ndodhet në krizë të rëndë, rikthim urgjent në shinat e demokracisë

Meta: Vendi ndodhet në krizë të rëndë, rikthim urgjent në shinat e demokracisë

Publikuar më: 09:30 19-07-2019

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, znj. Lea Stançiç.

Ndërsa vlerësoi kontributin e Ambasadores Stançiç për për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomiko-tregtare.

“Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhënieve janë vizitat e shpeshta të autoriteteve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e Presidentit Pahor në Shqipëri”, – tha Presidenti Meta.

Duke e falenderur për përkrahjen e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane, Presidenti Meta theksoi gjithashtu se vendi ndodhet në krizë të rëndë dhe duhet të rikthehet urgjent në shinat e demokracisë.

“Kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”, u shpreh Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885