INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta vijon akuzat: Qëllimi i Rilindjes është zhbërja e Partisë Socialiste

Meta vijon akuzat: Qëllimi i Rilindjes është zhbërja e Partisë Socialiste

Publikuar më: 20:26 22-06-2017

Pas mbylljes së fushatës në qytetin e Durrësit, ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta është sonte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Meta bëri bashkë Bashën dhe Ramën në sajë të marrëveshjes së tyre, dhe thotë se të dy kanë vendosur të eleminojnë zgjedhjet.

“Rama kërkon të eliminojë zgjedhjet e lira. Pasi mori kreun e opozitës në errësirë bëri marrëveshje si të pushtojë televizionet, si të frikësojë qytetarët shqiptarë që të mos votojnë asnjë parti tjetër. Ngriti një task forcë që vepron në errësirë”,- tha ai.

Duke vijuar akuzat, Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta bëri edhe një deklaratë të fortë, kur tha se qëllimi i Rilindjes është zhbërja e Partisë Socialiste.

“PS është viktima e parë e Rilindjes dhe mavisë. Ka shpallur zhbërjen e PS. Çfarë thotë ky, që PS s’ka as histori, as flamur, se ky thotë në 27 vjet s’është bërë asgjë”,- shtoi ai. 

Article Logic
Execution time: 0.0040731430053711