INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta - Xhafa sherr në Kuvend, shpërthen debati mes maxhorancës

Meta - Xhafa sherr në Kuvend, shpërthen debati mes maxhorancës

Publikuar më: 09:09 21-07-2016

Vetëm pak minuta përpara se sa të mblidhej Parlamenti, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mblodhi me dyer të hapura për mediat Konferencën e Kryetarëve. Por mbledhja ka nisur me kërkesën e llogarisë nga Kryeparlamentari Ilir Meta ndaj kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj. Zoti Xhafaj mungonte në mbledhjen e Konferencën e Kryetarëve, ndërsa kjo ka nxehur jo pak Kryeparlamentarin Meta, i cili ka kërkuar që Fatmir Xhafaj të shkonte me urgjencë në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve.
Ilir Meta:
“I kam kërkuar Xhafës të bëjë mbledhjen e Komisionit për të reflektuar menjëherë marrëveshjen e arritur edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kjo mbledhje nuk është zhvilluar për habi të madhe dhe jemi në këtë situatë kur seanca në vend që të ishte një seancë solemne siç ramë dakord duke evituar debatet idiote politike që kanë shoqëruar këtë reformë që nuk janë bërë në përmbajtje të kësaj reforme, por janë bërë në mënyrë populiste dhe konfliktuale. Ne jemi një situatë të tillë. Xhafa ka bërë një deklaratë pasi kanë ardhur këtu anëtarët e PD dhe LSI. Ka bërë dhe disa insinuate. Dhe duhet të vijë këtu zoti Xhafa dhe të gjithë ekspertët që nuk patën kurajon për të dalë publikisht kur unë i ftova për të sqaruar këtë cështje, sepse historia e telefonit të prishuar ka mbaruar. Kam kërkuar transparencë që në fillim”.
E pas mbërritjes së Fatmir Xhafës në konferencën e Kryetarëve, sëbashku me kryetarin e grupit kuvendor socialit Gramoz Ruçi, Ilir Meta shpërtheu kundër socialistëve. Ndërsa kërkesa e llogarisë së tij ka nxehur jo pak Fatmir Xhafën.
Ilir Meta:
“Xhafa kam një pyetje të lutem, pse nuk e ke mbledhur komisionin e Reformës në drejtësi dje, siç të kam thënë për të rakorduar çdo gjë për seancën e sotme”?
Fatmir Xhafaj:
“E para njëherë ule zërin”
Ilir Meta:
“Jo nuk e ul zërin, sepse nuk dua të toleroj situata të tilla”.
Fatmir Xhafaj:
“Kam 3 vjet që dëgjoj një parrullë tënden “Me qetësi dhe me dashuri”. Këtu të paktën dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia. Unë jam kryetar komisioni dhe kam shumë respekt për kryetarin e Kuvendit, por edhe Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për Kuvendin dhe për institucionet që ka kuvendi. E para unë nuk marr urdhëra dhe nuk besoj se do të keni menduar që do të më jepnit urdhër që të mbledh komisionin, por kam dëgjuar me vëmendje cilindo që është në atë karrige të nderuar të Kryetarit të Kuvendit. Unë komisionin e kam mbledhur rregullisht në respekt të asaj që ka vendosur kuvendit. Komisionin e kam mbledhur conform rregullores. Ajo që ka bojkotuar komisionin ka qenë opozita. Unë do të kisha dëshiruar që gjatë gjithë kësaj kohë, sic po shtroni pyetjen sot ta kishit shtruar edhe më parë, të informoheshit”.

Article Logic
Execution time: 0.0040838718414307