INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta zbulon pse ndryshoi datën e zgjedhjeve: Më 8 qershor do digjej Kuvendi!

Meta zbulon pse ndryshoi datën e zgjedhjeve: Më 8 qershor do digjej Kuvendi!

Publikuar më: 09:38 09-09-2019

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot para Komisionit Hetimor për të dhënë përgjigje lidhur me vendimin e tij për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ndërsa listoi arsyet pse vendosi të shfuqizojë dekretin që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta, tha se primare ishte siguria kombëtare dhe stabiliteti i vendit.

Presidenti zbuloi për herë të parë se kishte marrë informacion se më 8 qershor, datën e protestës së opozitës së bashkuar, kishte informacione të besueshme se disa persona do të destabilizonin vendin dhe kishin në plan djegien e Kuvendit.

Në themel të kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çdo lloj afati është sekondar ndërsa parësor është mbrojtja e të drejtës me zgjedhje. Më qartë se sa gjykata askush nuk mund ta sqarojë. Sa i takon aspekteve të tjera,  një arsye themelore, është siguria kombëtare, stabiliteti i vendit. Mund t’ju them që Presidenti për shkak të detyrës ka patur informacione si në rrugë zyrtare edhe shtetërore, për përpjekje për të realizuar akte destabilizimi. Më 7 qershor, presidenti ka marr një informacion sekret dhe te klasifikuar, persona të caktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës, ku përveç akteve të tjera planifikonin edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ishte informacion i ri por i besueshëm nëse kemi parasysh protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit të Shqipërisë“,  u shpreh Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609