INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Zgjedhja e Trump e paparashikueshme, procesi më shumë se demokratik

Meta: Zgjedhja e Trump e paparashikueshme, procesi më shumë se demokratik

Publikuar më: 10:33 09-11-2016

Kryeparlamentari Ilir Meta ishte i pari nga radhët e mazhorancës , i cili ka uruar Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për zgjedhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për Kryeparlamentarin Meta zgjedhja e Trump ka qënë e paparashikueshme, ndërsa i gjithë procesi ka qënë sipas tij më shumë se demokratik.
Ilir Meta:
“Ka qenë një proces i jashtëzakonshme, me dinamika të paparashikueshme, solli një rezultat të paparashikueshëm për mediat, por ka qenë një finale mjaft demokratike. Ka qenë një fushatë e fortë, e mbarë. Amerika ka dalë më e bashkuar dhe Trump ka mundësi të bëjë realitet sloganin e Klinton “Se bashku më të forte”. Procesi ishte më demokratik se duhet. Gara ka qenë e fortë. Ndonjëherë edhe etika nuk u ruajt në ato parmatra të demorkacive perëndimore, por fundi i procesit ishte i mrekullueshme sa i takon kulturës politike dhe demokratike”.
Duke folur për impaktin që mund të ketë zgjehdja e Trump në krye të Shtëpisë së bardhë dhe marrëdhënieve me Shqipërinë, Ili Meta mendon se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA me Trump presidenti do të jenë edhe më të mira.
Ilir Meta:
“Marrëdhëniet do jenë edhe më të mira. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të mirë ka 26 vjet, kur presidenti Busha hapi këtë marrëdhënie dhe të gjithë presidentët më pas kanë konsoliduar këtë marrëdhënie.  Kjo marrëdhënie është konsoliduar, është strategjike. Besoj se do të ketë një menaxhim të mirë të politikës së jashtme pasi parimet mbi të cilat ajo ndërtohet janë solide. Mund të ketë ndryshime më pozitive duke pasur në kosideratë kritikat e tij”.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051