Grupi legjendar është vetëm një hap larg rikthimit.
Metallica ka bërë publike planet për të nxjerrë albumin e parë në tetë vite. Grupi amerikan heavy metal deklaroi se do të publikojë “Hardwired...To Self-Destruct” si një album të dyfishte më 18 nëntor të këtij viti. Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e kaluar nëpërmjet faqes zyrtare të Metallica, ku rokerët ndanë me fansat një renditje këngësh që në total plotësonte jo pak, por plot 3 disqe të reja muzikore. Në deklaratën e plotë, grupi tha se materiali i ri prej 80 minutësh ka pritur një kohë të gjatë për të dalë në dritë. Dhe jemi të bindur se do ia vlejë barra qeranë.