INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Metoda e re e mbushjes së dhëmbëve që zgjat gjithë jetën

Metoda e re e mbushjes së dhëmbëve që zgjat gjithë jetën

Publikuar më: 13:50 21-09-2016

Më në fund, erdhi metoda më e re e mbushjes së dhëmbëve!

Bëhet fjalë për mbushjen e dhëmbëve, që bllokon kavitetet dhe  riparon dëmtimet bakteriale. Përzierja e krijuar çliron minerale si kalciumi dhe fosfati, të cilat dhëmbi i përdor për të krijuar minerale të reja dhe për të riparuar vetveten. Kjo lloj mbushjeje, është  me mërkur, që dikur kjo gjë nuk lejohej. Sipas tyre, kjo lloj mbushjeje nuk ka asnjë mundësi që të bjerë.

Profesor Robert Hill, ndihmoi në këtë shpikje në Universitetin Queen Mary, në Londër.  Në deklaratën e tij ai u shpreh: “Kjo shpikje do të ndryshojë mënyrën se si funksionon kujdesi profesional dentar, ajo do të reduktojë masën e kaviteteve, do të riparojë dëmtimet dhe do të ulë numrin e kaviteteve dytësore. Këto janë mbushje që duhet të zgjasin përjetësisht”. Kjo lloj metode, mbush boshllëqet me minerale, duke penguar  bakteret të hyjnë në hapësirat e vogla midis mbushjes dhe dhëmbit.

Ju që nuk dëshironi të shkoni te dentist shpesh, mesa duket shpëtuat!

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998