Ledjana dhe Mevlani janë çifti më i ri i "Përputhen" dhe tashmë në çdo takim i shohim bashkë. Por jo vetëm në "Përputhen", Ledjana e Mevlani shihen bashkë edhe jashtë emisionit siç ka ndodhur së fundmi. Çifti kanë kaluar ditën e djeshme bashkë dhe kanë bërë edhe foto. Një prej tyre Mevlani e postoi në Instagram duke i dedikuar Ledjanës këto fjalë: "Kjo dashnia por si zjarri", shkëputur nga kënga e tij e re.
“Ahh për mua ka me t’marrë malli”, shkruan Ledjana.
Kujtojmë që Mevlani i ka dedikuar konkurrentes edhe këngën "Ledjana".