INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mevlani refuzon ftesën e ditëlindjes së Antonelës dhe ndoshta arsyeja është kjo!

Mevlani refuzon ftesën e ditëlindjes së Antonelës dhe ndoshta arsyeja është kjo!

Publikuar më: 14:36 28-07-2021

Mevlan Shaba është një ndër konkurrentët më të njohur të Përputhen, i cili pas përfundimit të programit ka qenë vazhdimisht pjesë e mediave rozë. Marrëdhënia e tij me Antonelën, konkurrenten nga Shkodra ishte aq e ngushtë saqë askush nuk e mendonte faktin se Mevlani do mungonte në eventin e ditëlindjes së saj.

Mbrëmjen e kaluar ajo festoi ditëlindjen me miq e të njohur të botës së televizionit, numri i pjesëmarrësve ishte i lartë, por ai që tërhoqi vëmendjen me mos prezencën e tij ishte Mevlani.

Ky i fundit në postimet e fundit të postuara në Instagram duket të jetë tepër i angazhuar në Maqedoni, i ftuar si këngëtar dhe mendohet që kjo të jetë shkak i mospjesëmarrjes në festë.

Por ajo që na lë për të dyshuar për diçka më pikante është fakti se ai as nuk e ka uruar Antonelën nëpërmjet ‘InstaStory’-ve në Instagram.

Shumë nga fansat e dyshes në fjalë mendojnë se mes tyre ka pasur një krísje dhe se Antonela nuk e ka ftuar vetë në festën e ditëlindjes së saj.

Pavarësisht se vetëm pak ditë më parë, në një intervistë të dhënë për “Prive”, Mevlani deklaroi se me Antonelën ruan marrëdhënie të mira dhe se me të së fundmi ishte takuar rreth një javë përpara.

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838