Prej disa kohësh balerina Klaudia Pepa është larguar nga Shqipëria drejt Italisë ku po ushtron dhe karrierën e saj. Mirëpo së fundmi balerina ka treguar se do t’i bashkohet Ardit Gjebreas dhe Bora Zemanit për të prezantuar Këngën Magjike. Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e spektaklit dhe nga dita në ditë po zbulohen surpriza të reja.
Pak orë më parë, Ardit Gjebrea postoi në Instastory-in e tij një video të shkurtër ku shfaqej bashkë me kolegët miq të tij, Alfred Kaçinarin dhe Pirro Çakon.
“Bashkë për 20 vjetor!”- shkruan Arditi në videon ku tre emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare ndodhen në studio. Ndonjë bashkëpunim surprizë, apo Alfred Kaçinari dhe Pirro kanë bashkuar forcat për të kthyer Arditin si këngëtar pasi para pak ditësh publikoi një foto në një studio muzikore teksa qëndronte pranë një mikrofoni.
Sidoqoftë, nëse në një studio të vetme ndodhen Alfred Kaçinari, Pirro Çako dhe Ardit Gjebrea, s’mund të pritet asgjë tjetër përveçse ndonjë surprize të bukur!
save from Vimeointv.al on Vimeo.