INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mezi ndan qeranë me të dashurin, bën dhe gjoksin me klering” , vjen përgjigja e Roza Latit ndaj Aurela Hoxhës [FOTO]

“Mezi ndan qeranë me të dashurin, bën dhe gjoksin me klering” , vjen përgjigja e Roza Latit ndaj Aurela Hoxhës [FOTO]

Publikuar më: 15:43 21-04-2017

Saga "Roza Lati- Aurela Hoxha" vazhdon...

Vajzat nuk ishin përfolur ndonjëherë më parë në lidhje me njëra-tjetrën deri në momentin kur moderatorja e Hangover e thumboi Aurelën në intervistën e fundit të dhënë për da'Sara. Përveçse e quajti jo origjinale jo vetëm në paraqitje por edhe ne karakter, Roza nuk nguron ta vazhdojë ironinë. Ndërkohë qe Dasara e pyet pse i dashuri nuk e çon me pushime në Maldive, Roza përgjigjet: Pse Aurela Hoxha jam unë?

Edhe pse Aurela duket se po qëndronte indiferentë ndaj këtyre ngacmimeve, një koment i bërë së fundmi tregon se nuk po qëndron dhe aq.

Teksa ka postuar disa foto nga pushimet e bëra vitin e kaluar ajo ka komentuar me një adresë që mban emrin e njërit prej bizneseve të saj duke thënë: “Disa me zor të madh me zor ndajnë qeranë me të dashurin, kjo shkon me pushime madje edhe parakolpin e bëjnë me klering”.

roza_1.jpg

Nuk ka vonuar as përgjigja e Rozës e cila nëpërmjet këtij statusi të sapopostuar i ka kushtuar disa fjalë Aurelës.

“Ju prezantoj te dashurit e mi. Me njërin ndajmë lekët e qerasë gjysëm për gjysëm, dhe me tjetrin shkojmë pushime në Thailand.  Gëzohem që ca individë dinë fjalën klering... kur e gjithë jeta e tyre është klering duke filluar nga fotot e huazuara nga modele të huaja dhe i shesin sikur janë vetë ato (rrofshin @vipat_e_bllokut_.official që na hapin sytë në këtë gjë) dheee me makina të huazuara. Të qënurit një person publik është gjë e mirë sepse të ofrohen shumë gjëra for free, sa keq qe asaj nuk i ka ndodhur kjo gjë. Fundja unë cdo gjë që kam bërë e kam deklaruar... dhe është për të qeshur që të gjithë më kanë mbështetur... në të kundërt me disa individe... Nuk jam 35 vjeç që të fle me prindërit dhe për më tepër asnjëherë nuk jam hequr si miliardere. Pushimet e mia i paguaj unë. Kafet e mia i paguaj unë. Qeranë time e paguaj unë. Leckat e mia i paguaj unë dhe e di çfare..... natën fle me sedër të pastër dhe duke buzëqeshur... dhe duke menduar... në orën 06.30 duhet të zgjohem se kam punë.”

tbuy6u7iuik8.png

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553