Një lajm jo shumë i mirë vjen për të gjithë adhuruesit e serialit “La Casa de Papel”. Mësohet se sezoni i ri, i cili do të shfaqet në Netflix ka mundësi të vonojë lancimin. Netflixi ka publikuar listën e filmave të ri dhe serive që do të shfaqen në maj dhe sezoni 5 i “La Casa de Papel” nuk është në këtë listë. Netflixi ka përmendur se sezoni i 5-të do të publikohet në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Kështu që sipas mediave ndërkombëtare, episodet e fundit të tij do të dalin mes korrikut dhe dhjetorit të këtij viti.