Batman nuk do të ketë më fytyrën e Ben Affleck, i cili ka dhënë zyrtarisht lamtumirën nga DC.
Ndërkohë që fansat janë në pritje të një njoftimi zyrtar nga përgjegjësit e “Warner Bros”, aktori Christopher Meloni u propozua për të risjellë në aksion superheroin e dashur.
Protagonisti i serialit “Law & Order”, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, deklaroi se është gati që të transformohet në Batman, duke e paraqitur kandidaturën e tij tek shefat e DC Comics.