Dyshja e njohur e botës së spektaklit janë bërë sërish prindër gjatë ditës së djeshme.
Luisana Lopilato, e njohur në ekranet shqiptare për rolin e saj në serialin e ndjekur për adoleshentë “Rebelde Way”, ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit. Këngëtari 40 vjeçar ndau me fansat një foto të vogëlushit i mbuluar me batanije mes dy prindërve, të cilët e quajntë atë Elias. Michael dhe Luisana u bënë kështu prindër të dy djemve, pasi edhe fëmija i parë i çiftit, 2 vjeçari Noah, është djalë. Ylli i hitit “Haven’t Met You Yet” e kishte dhënë vetë lajmin që priste të bëhej baba për herë të dytë gjatë muajit të verës nëpërmjet një postimi në Instagram.