Në një dokumentar që do të transmetohet së shpejti, balerini Wade Robson ka rrëfyer se Michael Jackson e ka përdhunur për 7 vite me radhë.
Dokumentari, “Leaving Neverland” do t’i kushtojë vëmendje akuzave për sulme seksuale dhe abuzime të bëra kundër mbretit të popit.
Wade Robson është i njohur për shumë njerëz si personi që thuhet se u fut mes Britney Spears dhe Justin Timberlake, dhe e frymëzoi këtë të fundit për të shkruar këngën e ndarjes, “Cry Me A River”.
Balerini australian pretendon se ai është përdhunuar nga Jackson duke nisur që kur ai ishte 14-vjeç. Ndërkohë, familja e këngëtarit e ka quajtur balerinin si një artist mashtrues.