“Thriller” nga Michael Jackson nuk është më albumi më i shitur ndonjëherë në SHBA. Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës sanksionoi parakalimin e grupit “Eagles” me “The Greatest Hits 1971-1975” i certifikuar “38 herë me diskun e platinit”, (që i përkthyer në numrin e kopjeve të shitura është i vlefshëm me 38 milionë).
Kryevepra komerciale e Jackson bie në vendin e dytë, duke llogaritur vetëm në 33 rekorde platini, sipas të dhënave të RIAA. Hiti më i madh i “Eagles”doli në 1976 dhe ishte përmbledhja e parë e grupit. Në më shumë se 40 vite ka shitur më shumë se 40 milionë kopje në të gjithë botën, nga të cilat 38 vetëm në SHBA.
Gjithsesi këto të dhëna janë të diskutueshme sepse rekordi botëror i Guinnessit i atribuon “Thriller” një total prej 51 milion kopjesh të shituara që nga viti 1982. Duke mos llogaritur më pas postimin që u shfaq me 10 prill 2015 në faqen zyrtare të Instagramit të Mbretit të Popit në të cilin falenderoheshin të gjithë fansat që tejkalonin numrin 100 milion të disqeve të shitura në mbarë botën.