INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Michael Schumacher 3 vjet më vonë...mes heshtjes, ankthit dhe shpresës

Michael Schumacher 3 vjet më vonë...mes heshtjes, ankthit dhe shpresës

Publikuar më: 15:19 29-12-2016

Kanë kaluar 3 vjet që nga aksidenti i tmerrshëm në alpet e Zvicrës që detyroi 7 herë kampionin e botës t’i nënshtrohej një rehabilitimi të vështirë.

Lajme shumë të rralla, për të mos thënë që nuk ekzistojnë fare; fjalë standarde për të mos thënë të censuruara. Data 29 dhjetor shënon përvjetorin e trishtë të incidentit të Michael Schumacher në ski, që 3 vjet më parë ngeli viktimë e një aksidenti në dëborën e Meribel, nga e cila nuk e rekuperoi më veten. Fillimisht rënia, ndihma e shpejtë, shtrimi në spital, frika e madhe, gjendja e komës...më pas tërheqja përfundimtare, rikthimi në shtëpi në vilën në Gland, degjenerimi shumë i gjatë i gjendjes së tij fizike dhe një shërim i vështirë, në limitet e të pamundurës. Përreth ish pilotit të Ferrarit dhe legjendës më të madhe të  Formula 1 ra një mur heshtjeje dhe privatësie absolute që familja, gruaja Corinna dhe menaxheri Sabine Kehm kanë mbrojtur me mish e me dhëmbë.

Lajmet e fundit treguan se Michael “nuk mund të ecë dhe nuk ia del as të çohet në këmbë me ndihmën e specialistëve që e ndjekin”. Ky është njoftimi i fundit, një nga të rrallët që kanë qarkulluar, i cili u soll në shtator nga avokati Felix Damn në përgjigje të spekulimit të kush e di se satë të një reviste gjermane që pretendonte se 47 vjeçari kishte filluar të ecte. Ndërkohë Schumi vazhdon të luftojë, i kuruar në vilën e tij në lumin e Gjenevrës, dhe vazhdon rehabilitimin e tij të gjatë të ndihmuar nga një staf mjekësh, infermierësh dhe terapistësh, të gjithë të lidhur me diskretësinë më absolute rreth kushteve aktuale të Michael. Duke shpresuar se do ta rishohim edhe një herë të vetme gjigandin e dikurshëm, por me realizmin e hidhur se nuk do të ndodhë kurrë.

Article Logic
Execution time: 0.0026760101318359