Aktori i famshëm italian që ka fiksuar vajzat anë e mbarë botës, Michele Morrone, ka bërë lëmsh gjithë rrjetin dhe i ka bërë fansat të dyshojnë rreth orientimit të tij seksual. Shkak është bërë një fotografi që aktori italian ka ndarë në rrjetin social “Instagram”, ku bashkangjitur shkruan: “Unë jam gënjeshtar”, teksa shfaqet pa bluzë përkrah kolegut të tij të “365 ditë”, Simone Susinna.
Të njëjtën foto më pas publikoi edhe Sussina në profilin e tij me të njëjtën shprehje dhe këtu lindën dyshimet e para të fansave. Shumë kanë nisur të dyshojnë se dy djemtë e njohur mund të jenë homoseksualë dhe kanë marrë vendimin të dalin hapur me rastin e “muajit të krenarisë”, dedikuar personave gay, lesbikeve, biseksualëve dhe transgender.
Ndërkohë që shumë kanë nisur të reagojnë të shokuar, shumë e kanë cilësuar këtë foto si një mrekulli të muajit të krenarisë.