INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Michelle dhe Barack Obama vallëzojnë ‘tango’ në Argjentinë

Publikuar më: 10:15 24-03-2016

Me një tango argjentinase, shoqëruar nga një balerinë profesioniste, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka treguar aftësinë e tij në kërcimin latin.

Ishte balerina Mora Godoy, veshur me fustan dhe këpucë ngjyrë ari që ftoi obamën në një tango tradicionale argjentinase dhe sic duket edhe presidenti amerikan ja ka dalë mirë të ndjekë hapat e profesionistees.

Edhe Zonja e Parë Mishel nuk i ka rezistuar një tangojë argjentinase, duke kërcyer në anën jetër të pistës. Në darkën shtetërore në Buenos Aires organizuar në nder të Obamës nga presidenti Mauricio Macri, balerinët performuan valle tradicionale argjentinase, ku sigurisht tango është në vendin e parë.

Me herët presidenti Obama tha se vizita e tij në argjentinë shënon një fillim të ri në marrëdheniet mes dy vendeve.
Vizita e tij përkon me 40 vjetorin e grushtit të shtetit më 24 mars, 1976, që instaloi sundimin ushtarak të krahut të djathtë.

Në një epokë kur Lufta e Ftohtë vendosi Uashingtonin pas qeverive të djathta në rajon, Shtetet e Bashkuara fillimisht mbështetën diktaturën nga 1976-1983, gjatë së cilës më shumë si 30.000 njerëz u vranë.

Article Logic
Execution time: 0.0027179718017578