INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mick Jagger: David Bowie më vodhi veshjet dhe lëvizjet e kërcimit

Mick Jagger: David Bowie më vodhi veshjet dhe lëvizjet e kërcimit

Publikuar më: 14:20 27-01-2016

Pas tributeve të shumta për David Bowie-n, një tjetër ka ardhur nga Mick Jagger.

Autori i hitit "Paint It Black" është ofruar të flasë për mikun e tij për numrin e ri të revistës Rolling Stones, ku ka ndarë disa fakte mjaft interesante. "Gjithmonë ishte kurioz të dinte markën time të rrobave" ka rrëfyer Jagger. "E bënte këtë gjë sa herë më takonte dhe përqafonte" ka shtuar më tej artisti duke treguar se Bowie shpeshherë e kopjonte ne stilin e të veshurit. Megjithatë Mick Jagger ka shprehur se diçka të tillë David Bowie e bënte hapur, duke i treguar atij sa herë i "vidhte" një veshje apo qoftë edhe lëvizjet e tij në skenë. "Nuk më shqetësonte ky fakt pasi i ndanim gjërat me njëri tjetrin në mënyrë reciproke, jo vetëm sa i përket muzikës por edhe eksperiencave në jetë", ka përmbyllur rrëfimin e tij për Rolling Stone, Mick Jagger!

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152